Sali Berisha kërkon me urgjencë mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë

19.11.2017 10:45:03

Mbledhje për t’i hequr mandatin Saimir Tahirit Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Kuvendit për heqjen mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Sipas Berishës, Tahiri ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejonte atë të largohej nga Shqipëria. “Heqja e mandatit te Tahirit është emergjencë Kushtetuese! Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejonte atë të largohej nga Shqipëria.

Me këtë akt të rend antikushtetues ai ka humbur të drejtën e mbajtjes së mandatit te anëtarit të parlamentit. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anuloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit përben shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë.

I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij”, ka shkruar Berisha.