Samiti i Ballkanit Prëndimor/ Albin Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

10.06.2021 11:57:30

Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që mbledh në kryeqytetin shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.  Shqipëria është mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim homologun e tij kosovar, Albin Kurti. Ky i fundit, para se të mbërrinte në Tiranë bëri një ndalesë te ‘Lidhja e Prizrenit’.