Samiti i Diasporës nis sot punimet në Tiranë, në 4 panele paralelisht

19.11.2016 10:08:19

Samiti i Diasporës ka nisur sot punimet në Tiranë, në katër panele paralelisht konkretisht në Muzeun Historik, Galeria e Arteve, Teatri Kombëtar dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në orë 10:45, në Ministrinë e Punëve te Jashtme do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës”, e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.

Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë:

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati; ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Rreth 1 mijë poërfaësues shqiptarë nga mbi 40 vende të botës.