Samiti i NATO/s në Tiranë,Petër Pavel, Kosova ka të drejtë ta ketë...

Samiti i NATO/s në Tiranë,Petër Pavel, Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë

17.09.2017 21:29:23

Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet. Kështu deklaroi në Tiranë, gjenerali Petër Pavel, në përmbyllje të punimeve të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Në këtë takim të shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Aleancës Veriatlantike u tha se NATO-ja ndjek politikën e dyerve të hapura për anëtarësim edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Pavel, e drejta për ushtri i takon çdo vendi. Pavel foli në përfundim të punimeve të takimit të Tiranës të shefave të Shtabeve të Përgjitshme të vendeve të Aleancës, të cilët diskutuan për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj, por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”.

Gjenerali Pavel theksoi gjithashtu se NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyarëve të hapura edhe përsa i përket anëtarësimt të vendeve të rajnon në Aleancën Veriatlantike. Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosova, për t`u anëtarësuar në NATO, duhet të arrijnë rezultate evidente në fushën e mbrojtjes.

Në këtë Konferencë për shtyp shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneral Bardhyl Kollçaku evidentoi vendosmërinë e shtetit shqiptar për të kontribuar edhe më tej në misionet paqëruejtëse të NATO-s.

Ky ishte takimi i parë i mbajtur në Tiranë në këtë nivel përfaqësimi të autoriteteve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s. Komiteti ushtarak përcolli rekomandimet mbi angazhimin e vendeve të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në Irak, si dhe në lidhje me statusin e KFOR-in në Kosovë.