Sarandë, i vë zjarrin vetes

22.01.2017 19:27:32

Një person në qytetin e Sarandës, sot rreth orës 17:45 e ka djegur veten me benzinë.

Viktima ende nuk është identifikuar, kurse shkaktarë i vdekjes janë djegiet e shumta në trup.

Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, Policia ka gjetur edhe një kapelë dhe bidon plastik me mbetje të benzinës.

Njesitet hetimore të Policisë shqiptare janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rastin.