SBASHK paralajmëron protesta

15.09.2016 15:46:18

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë protesta së shpejti.

Drejtuesit e SBASHK-ut kanë deklaruar se nëse projektligji për njohjen e përvojës të mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta nuk miratohet deri në fund të shtatorit, do të ketë protestë.

Kryetari Rrahman Jasharaj tha se nëse tri pagat suplementare dhe shujta nuk paguhet rastet do të dërgohen në Gjykatë.

Sa i përket testit për mësimdhënës SBASHK ka marrë premtime nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami testi nuk do të mbahet nëse ai është kundërshtuar nga mësimdhënësit.

Sipas raporteve të veta, shumica e mësimdhënësve e kundërshtojnë testin.