Scott tregon se çka do të fitojë Kosova dhe Serbia nga dialogu

29.06.2018 15:45:53

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia do të fitojnë vetëm atë për të cilën dakordohen gjatë dialogut.

I pyetur se cili është maksimumi që Serbia mund të fitojë në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ambasadori amerikan ka thënë se “SHBA-të inkurajojnë të dy palët të dialogojnë”.

“Inkurajojmë të dy palët të vijnë deri te kompromisi, pasi pa dialog nuk ka marrëveshje”, ka shtuar Scott para gazetarëve në Beograd.