S’do të ketë as jug, as veri, por vetëm Mitrovicë, tha Apostolova

24.10.2016 12:31:50

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se së shpejti nuk do të ketë as jug as veri por vetëm Mitrovicë.

Këto komente ajo i bëri sot pasi vizitoi stacionin e autobusëve që po ndërtohet në Mitrovicën Veriore me ç’rast shtoi se së shpejti do përfundojë  projekti i revitalizimit të urës kryesore në Mitrovicë.

Ndërsa nikoqiri i saj, kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, Kosovës iu referua si “Kosova e Metohija”, njofton Klan Kosova.