Seanca dëgjimore e Ivanoviqit më 28 shtator

23.09.2016 19:29:06

Pesë muaj pasi është paraqitur ankesa kundër aktgjykimit të Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare SDP në Gjykatën e Apelit, do të mbahet edhe seanca dëgjimore me 28 shtator, e cila është planifikuar të zgjasë katër ditë.

Avokati i tij Nebojša Vlajiç, ka thënë për radion Kontakt Plus, ka thënë se kësaj radhe paneli është i përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarët ndërkombëtarë.

“Besojmë se asnjë gjykatës vendor s’duhet të merret me këtë rast. Misioni i EULEX-it është i themeluar pikërisht për të gjykuar çështje që vlerësohen se gjyqësori vendor nuk është në gjendje t’i kryejë”, ka thënë ai