Seanca e jashtëzakonshme për grupin “Drenica’, të enjten në ora 10:00

26.10.2016 14:55:02

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e planifikuar të mbahet për sot është vendosur të mbahet të enjten, në ora 10: 00

 

Kështu bëri të ditur anëtarja e Kryesisë së Kuvend

10:0it të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Ndryshimi i orarit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme është bërë për shkak të vonesës në lajmërimin e deputetëve për seancë.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe për këtë janë mbledhur 40 nënshkrime.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar pas dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.