Seanca e Kuvendit e ndërprerë të premten, punimet i vazhdon të hënën

03.03.2017 15:49:09

Kuvendi i Kosovës të hënë do të vazhdojë me punimet e seancës plenare të ndërprerë të premten.

Seanca ishte ndërprerë në shenjë solidarizimi me Ramush Haradinajn, për të cilin gjykata në Colomar ka vendosur që vendimi të merret më 6 prill.

Seanca do të nisë nga ora 10:00.

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-148 për ndërmarrjet sociale,
  2. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-152  për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e  përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-153    për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-154  për Ratifikimin e  Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS,
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin  Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.