Seanca e Kuvendit, kritikohet komuna e Prishtinës për largimin e banorëve nga banesat

22.09.2016 10:33:42

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka filluar në kohën e përcaktuar. Aty po marrin pjesë edhe opozita

Xhevaire Izmaku nga PDK ka marrë fjalën dhe po diskuton për banorët e larguar nga ndërtesa në lagjen Dardania

Ajo tha se Komuna qysh moti është dashtë të lajmërojë dhe të merret me ata banorë e jo të qëndrojë indiferente ndaj kësaj çështje, raporton lajmi.net.

Ajo thotë se Kuvendi duhet të gjej një zgjidhje për ata banorë, dhe si grup Parlamentar kanë propozuar të ndërpritet dëbimi i atyre banorëve dhe të saktësohet gjendja e tyre.