SEANCA SHTYHET DERI NË ORA 16:30

15.12.2018 17:13:43

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të nis në orën 14:00, është shtyrë deri në orën 16:30, siç u tha për shkaqe objektive.

Seanca është paraparë të mbahet me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në seancë nuk do të marrin pjesë deputetët e LDK-së dhe VV-së, por as deputetët e koalicionit qeverisës nuk janë parë në sallën e seancave. KosovaPress merr vesh se deputetët e PDK-së ishin në takim në zyret e grupit parlamentar.