Sejdiu: Vendimet për paraburgim, si receta për paracetamola (Video)

07.11.2016 21:05:40

Anëtaru i Kryeisë së AKR-së, Korab Sejdiu, ka komentuar rastin e fundit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në burg.

“Nga fatkeqësitë duhet me shfrytëzua për të bërë diçka mirë, për tu adresuar çështja e paraburgimit, sepse është shkelja më e madhe që ju bëhet qytetarëve nga sistemi i drejtësisë”, ka thënë Sejdiu në Rrokum Roll.

Sejdiu ka thënë se paraburgimet po jepen si me u dhënë recetë paracetamoli.

Ai ka shtuar se çështja e paraburgimeve duhet të diskutohet në nivel kombëtar.

“Paraburgimet duhet të jepen vetëm në rastet kur Prokurori e dëshmon se i akuzuari mundet me ikë”, ka sqaruar Sejdiu.

Ai ka thënë se, nuk është normale me ua ndaluar njerëzve lirinë pa aktgjykim të formës së prerë.

Sejdiu në Televizionin Rrokum ka folur edhe për partinë e tij, duke thënë se AKR-ja është në proces te rikonstrukturimit.

“Ekziston një interesim i madh nga njerëzit, po organizohen degët nëpër tërë Kosovën dhe nuk ka katund që nuk është themeluar një nëndegë”, ka thëne Sejdiu.

“Aktiviteti i AKR-së po bëhet sikur atëherë kur është themeluar AKR-ja”, ka vlerësuar Sejdiu.