Sekta okulte e Albinit heq maskën dhe jep kushtrimin

03.08.2016 23:25:50

Rexhep kastrati

uneEnde pa përfunduar debati për çështjen e demarkacionit, sekta okulte e Albinit pat shpallë mobilizimin kundër shtetit, kurse pak para se të përfundonte ky debat, pjesëtarët e kësaj seket dolën shendë e verë para mediave për të dhënë kushtrimin. Në këtë mënyrë, sihet qartë se këtyre nuk u bëhet vonë as se çka u tha, as çfarë ishin argumentet, madje as që t’u lihej kohë edhe kuvenadrëve dhe opinionit të analizonin argumentet apo kundërargumentet, por me të parën kanë dhënë kushtrimin për anarki, dhe goditje të shtetit. Natyrisht, ky kushtrim nuk befason askë që njeh karakterin anarkist të kësaj sekte, si dhe zellin për të keqpërdorur çdo element, çdo rast, madje edhe për të inskenuar raste me të cilat do të frymëzonin angazhimet anarkiste të saj. Bile kushtrimi për anarki dhe godtije ndaj shtetit bie ndesh edhe me propozimet e kuvendarëve që kanë kërkuar debatin dhe të ekspertëve të tyre, pasi që sipas atyre propozimeve nuk hidhet poshtë demarkacioni, por, sipas tyre, të bëhet korigjimi. Pra, sipas këtyre propozimeve, duhet të ndërmerren hapa politiko-diplomatikë për të të bërë korigjimet e propozuara nga ata, e jo që vendi të përfshihet sërish në veprime anakriste. Pavarësisht sa kanë bazë reale këto propozime, megjithatë janë larg zellit dhe babëzisë së sektës okulte të Albinit për të keqpërdorur gjithçka që munden për të mos e lënë rehat këtë vend. Kur të kihet parasysh fakti se pjesëtarë të kësaj linje kanë përdorur edhe pjesët intime të trupit në funksion të destabilizimit të vendit, nuk është për t’u çuditur pse kjo sektë keqpërdorë edhe debatin e sotëm për të bërë një gjë të tillë. Tash mbetet të shihet a do t’i kushtrimit të kësaj sekte edhe kuvendarët që kanë nënshkruar dhe kanë kërkuar debatin për demarkacionin, sidomos kur të kihet parasysh se ata u përkasin partive të ndryshme, përfshirë edhe dy partitë që qeverisin vendin. Pra mbetet të shihet se a do të jetë protesta e nesërme vetëm e sektës okulte të Albinit, apo në të do të marrin edhe partitë tjera opozitare, kuvendarët e LDK-së dhe të PDK-së që kanë kërkuar dhe kanë nënshkruar për debatin e sotëm. Në këtë kuptim, është një rast i mirë për të parë pozicionin e secilit kuvendar, të cilët bëjnë punën e partive të tjera brenda dy partive të mëdha. Sigurisht është për keqardhje që emocionet e banorëve të zonës kufitare me Malin e Zi dhe të komunave të asaj ane keqpërdoren për axhenda që nuk kanë të bëjnë fare as me demarkacionin dhe as me interesat e tyre reale. Po ashtu, është për keqardhje që keqpërdoren emocionet e qytetarëve të Kosovës për të nxitur veprime dhe disponim kundërshtetëror, kundëramerikan dhe kundërperëndimor, pasi që këto janë orientime strategjike të Kosovës dhe të shqiptarëve. Megjithatë, është rasti për të parë të gjithë dhe për të kuptuar se sektës okulte të Albinit në fakt nuk i ka interesuar debati, edhe pse në të nga pjesëtarët e opozitës dhe nga disa kuvendarë të pozitës pati më shumë retorikë politike, sesa argumentim të kundërshtimit të tyre, por si burim frymëzimi për të nxitur angazhime anarkiste dhe të dhunshme.