Sekuestrohen 1,9 tonë kanabis, në pranga 1 shqiptar dhe 1 italian

11.01.2017 15:14:07

Policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias kanë finalizuar një operacion të përbashkët antoidrogë.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis sativa. Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit: D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali, B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë. Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.