Sekuestrohen 300 kg kanabis në Vlorë, në pranga 52-vjeçari

18.07.2017 11:17:17

Në kuadër të operacionit të koduar “JAVA”, policia ka sekuestruar 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe vuri ne pranga poseduesin e saj, shtetasin Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne Grabian, Vlore.

Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.