Sela: Nuk mund askush që të na pengojë për të drejtën tonë, gjuhën shqipe

02.03.2017 17:51:39
Pas takimit me Federica Mogherini, në emër të koalicionit Aleanca për Shqiptarët ka folur kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili tha se bashkësia ndërkombëtare është e interesuar për të mirën e të gjithëve.

 

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë pas Deklaratës së përbashkët së partive shiptare.

“Shqiptarët kanë nevojë për të drejtat të cilat janë të theksuara në deklaratë. Ndërsa me vendimin që të mohojë këto të drejta, presidenti i Maqedonisë tregoi se nuk është gjë tjetër pos mariner i kryetarit të VMRO-DPMNE-së (Nikola Gruevski). Nuk mund askush që të na pengojë për të drejtën tonë, gjuhën shqipe. E drejta e gjuhës është e drejta themelore njerëzore, ndërsa tek ne shfrytëzohet që të manipulohen qytetarët që të mbrohen kriminelët”, deklaroi Sela.