Selami e pranon fitoren e Bashës: Të bashkohemi për një opozitë të fortë

23.07.2017 13:03:32
Në deklaratën e parë publike pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për kreun e PD, të cilat nxorën fitues Lulzim Bashën, Eduard Selami deklaroi se e pranon rezultatin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike doli më e fortë nga këto zgjedhje.

“E kam telefonuar zotin Basha dhe e kam uruar për fitoren. U bëj thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohemi dhe t’i japim vendit një opozitë të fortë. Unë do vazhdoj të jap kontributin tim. PD ka dalë më e fortë nga këto zgjedhje. Jam një demokrat krenar”, u shpreh Selami.