Selim Pacolli: Ia kërkova Abrashit një ofertë për bashkëqeverisje, por ai nuk pranoi (Video)

09.11.2017 21:24:41

Selim Pacolli, i cili doli i treti në zgjedhjet lokale, ka dhënë detaje të prapaskenës së marrëveshjes së arritur mes tij dhe Shpend Ahmetit.

Në një intervistë për Gazetën Express, ai ka thënë se bisedimet me Shpendin kishin nisur menjëherë pas zgjedhjeve. Sipas tij, për shkak se kryetari i tanishëm i Prishtinës nuk kishte ngurruar t’i bënte ofertë Pacollit, ky i fundit e kishte pranuar.

Ish-kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës tregon se ai është takuar me Arban Abrashin dhe i ka kërkuar atij ofertë për bashkëqeverisje, por meqë kandidati i LDK-së nuk e kishte pranuar, ai ka vazhduar me Shpend Ahmetin e gatshëm për koalicion.