Selimi: Ambasada amerikane anipse është tërhequr nga monitorimi i KPK-së po vazhdon ta përkrahë atë

21.10.2020 18:59:41

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se ambasada amerikane vazhdon ta përkrahë Këshillin Prokurorial të Kosovës, anipse është tërhequr nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kështu tha Selimi në emisionin ‘Frontal’ në T7.

“Ambasada janë tërhequr vetëm nga procesi i përzgjedhjes, por jo nga përkrahja”, tha Selimi.

Ambasada amerikane në Prishtinë është tërhequr nga proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke i cilësuar të dëmtuara rëndë këto procese.