Selimi: Po vazhdon spastrimi etnik në veri

29.09.2016 18:16:30

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa rreth situatës në veri të vendit, ka thënë se negociatat e Kosovës me Serbinë nuk kanë sjellë asnjë rezultat rreth largimit të strukturave paralele në veri të vendit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë deri më tani në largimin e këtyre strukturave, duke thënë se ato vetëm sa janë funksionalizuar.

“Plani po vazhdon për spastrim etnik edhe tani, përderisa asnjë nga qytetarët nuk janë rikthyer atje. Në të gjitha negociatat me Serbinë, nuk u bë asgjë për largimin e strukturave ilegale. Përkundrazi, ato struktura po vazhdojnë edhe tani; janë funksionalizuar. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur që qytetarët të mos kthehen në veri sepse, sipas tyre, këta po e keqësojnë gjendjen në atë pjesë”, tha Selimi.