Selimi: Sikur ta kishim edhe Ushtrinë…!

13.09.2016 23:03:09

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka postuar një status në facebook, duke vënë në pah rëndësinë dhe pasojat e mos krijimit të ushtrisë së Kosovës, dhe rolit të saj në sektorët e sigurisë së përgjithshme ne vend.

“Sikur ta kishim Ushtrinë tonë!

– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të paisur, integriteti teritorial i vendit do të ishte i pashkelshem.

– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të paisur, Sovraniteti i vendit do të ishte i paprekshëm.

– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e saj të paisur e të armatosur Kosova nuk do të ishte një target i kërcënimeve të Serbisë.

– Sikur Kosova ta kishte Ushtrinë e armatosur e të përgatitur mirë qytetari i Republikës do të kishte më shumë besim e shpresë për të ardhmen në Kosovë.

– Sikur Kosova ta kishte ushtrinë të paisur dhe të armatosur ne do të ishim partnerë të denjë dhe kandidat (apo anëtar) për anëtarësim në NATO.

– Sikur Kosova vërtetë të ishte e forcuar me Ushtrinë e saj, qytetari i Republikës do të ishte më i fortë

– Ne i kemi FSK-në e Policinë, por kemi nevojë për më shumë.

– Sikur ta kishim edhe Ushtrinë…!”, ka shkruar Selimi. /Indeksonline/