Selmanaj: Vetëvendosje e ka marr rolin e një rehabilituese shpirtëror për të pakënaqurit

08.09.2016 23:08:54

Analisti Driton Selmanaj, ka thënë se Vetëvendosje, ka krizë ideologjie, për shkak se sipas tij, në këtë parti po rehabilitohen të gjitha kalasatë shoqërore.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka marr rolin e një rehabilituese shpirtëror për të pakënaqurit.

“Krizë identiteti, si është e mundur të mbijetojnë krejt këta, një rehabilitim shpirtëror për të gjithë të pakënaqurit. Jugosllavia është fakt i krym, diktatura është fakt i krym. Ky projekt është sa do të ketë jetë të gjatë mbi këtë tokë, shtet sovran. Krizë identiteti, sepse ka brenda tyre, të djathtë, të majtë, marksist leninist, konformist”, ka thënë Selmanaj në RTV21.