Sëmundja e gjedhit, zhbllokohet qarkullimi i bagëtive të imëta

15.08.2016 12:44:01

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti urdhëroi sot fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve, pas embargos për tregtimin e mishit, që u vendos në fillim të muajit gusht, për shkak të dermatozës nodulare që preku blegtorinë në vendin tonë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, ministri Panariti ka vendosur të lehtësojë masat bllokuese pas përmirësimit të treguesve epidemiologjikë të sëmundjes, dermatoza nodulare dhe konsolidimit të imunitetit vaksinal.

Sipas vendimit të ministrit Panariti, lejohet lëvizja e dhenve dhe dhive drejt thertoreve