Serbë e romë besojnë në pafajësinë e Haradinajt (Video)

16.04.2017 20:13:39

Bashkëkombësit e Gjuriqit që jetojnë në Brestovikë të Pejës, por edhe romët e egjiptasit e këtij fshati, po thonë se nuk u kërcënuan asnjëherë nga UÇK-ja, as gjatë e as pas luftës.

Bile ata po besojnë edhe në pafajësinë e komandantit të zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili vazhdon të mbahet në Francë, nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.