Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është i bllokuar në pjesën veriore të Kosovës, duke shkuar së bashku me KFOR-in në përurimin e urës mbi lumin Bistricë.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare.
Ata kanë penguar po ashtu edhe shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta.
Ndryshe, kjo urë do të lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.






































