Serbët shkruajnë mbishkrime fyese në muret e shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë

31.12.2017 12:31:45

Mbishkrime në gjuhën serbe, ka hasur sot një shqiptar i Mitrovicës, në muret e shtëpisë së tij.

Në mure figurojnë mbishkrime serbe ku thuhet se ”Kosova është Serbi”, fjalë fyese për shqiptarët dhe kryqi serb me katër S.

Pronari i shtëpisë në muret dhe dyerët e së cilës janë vendosur mbishkrimet fyeese, Shkodran Sejdijaj, tha se ky është një provokim i radhës nga banorët serbë të lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë.