Serbia dhe Rusia duan destabilizimin e rajonit nëpërmjet radikalizmit politik e fetar, dhe nëpërmjet strukturave mafiozo-politike të kontrolluara nga agjenturat e tyre*

15.04.2017 19:34:32

Nga Rexhep Kastrati
Ka kohë që Serbia është duke punuar për destabilizimin e rajonit, dhe këtë e kam theksuar vazhdimisht. Fillimisht u mundua ta destabilizojē Kosovën në janar të këtij viti, e pastaj Maqedoninë, kurse tash Malin e Zi, Kosovēn dhe Maqedoninë. Në Mal të Zi është opozita serbe dhe proserbe që synon ta destabilizojë vendin. Në protestat e tyre të dhunshme janë parë edhe njerëz me maska, që mund të jenë pjesëtarë të agjenturave serbe, ruse etj. Në Kosovë është sekta okulte e Albinit që synon të destabilizojë vendin e që po e ndjekin AAK dhe Nisma. Në Maqedoni është partia e Nikolla Gruevskit që po synon të destabilizojë Maqedoninë. Natyrisht do të përfshihen edhe individë dhe grupe ekstremiste fetare islamike të kontrolluara nga agjentura serbe, ruse etj. Në strategjinë serbe të sigurisë dy janë mënyrat për destabilizimin e rajonit: radikalizmi politik dhe radikalizmi, përkatësisht terrorizmi fetar. Qëllimi është që t’i paraqesë shqiptarët si radikalë politikë dhe si terroristë islamikë; të nxisë botën kundër shqiptarëve; të krijojë një front rajonal sllavo-ortodoks kundër shqiptarëve (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia). Strategjia serbe dhe përgjithësisht sllavo-ortodokse bazohet në angazhime të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në raport me Malin e Zi, që të konsiderohen si agresion të shqiptarëve ndaj fqinjve. Serbia e di se për shkak të KFOR-it dhe përgjegjësive të tij për sigurinë, nuk mund të bëjë ndonjë agresion ndaj Kosovës, prandaj aksione të tilla si në Kumanovë mund të shfrytëzohen për të destabilizuar rajonin. Po ashtu, grupe ekstremiste fetare, apo edhe vetë agjentura serbe e ruse mund të kryejnë sulme jo vetëm në objekte fetare ortodokse, por edhe katolike dhe muslimane. Vizita e Vuçiqit në Rusi dhe marrëveshjet e arritura atje, janë argumente të mjaftueshme për të kuptuar se e kanë seriozisht destabilizimin e rajonit dhe një luftë të re që do t’u jepte fund parimeve të Badinterit dhe të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Pas ndërhyrjes së Rusisënnë Siri, mund të ndodhë që rajoni, sidomos Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Mali i Zi të jenë “në rrezik nga terrorizmi islamik” isponzorizuar nga Rusia. Në Kosovë, përveç disa hoxhallarëve që hapur bëjnë propagandë kundërshqiptare dhe përveç ndonjë shqiptari të rekrutuar nga organizata terroriste, është edhe një organizatë me emrin Lisba. Po ashtu, edhe sekta okulte e Albinit nuk ka dënuar qartësisht radikalizmin islamik. Edhe strukturat mafiozo-politike shqiptare, si dhe rrjete tjera trafiqesh që i kontrollojnë agjenturat kundërshqiptare, e veçanërisht agjenturat serbe e ruse, do të angazhohen për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit, qoftë nëpërmjet destabilitetit politik, qoftë edhe nëpërmjet destabilitetit të sigurisë me aksione të ndryshme të dhunshme. Incidenti në Kumanovë është rasti ku kishte agjentura, politikë, mafiozitet dhe ekstremizëm fetar. Dhe sikurse incidenti në Kumanovë që u përdor për të akuzuar shqiptarët dhe Kosovën si faktorë destabiliteti në rajon, edhe aksione të ngjashme do të shërbenin jo vetëm për të akuzuar shqiptarët si faktor destabiliteti në rajon, por edhe për të ndërmarrë aksione policoro-ushtarake kundër shqiptarëve, sidomos në Kosovë Lindore apo në Maqedoni, pa përjashtuar edhe ndonjë incident ndërkufitar me Malin e Zi. Në këtë mënyrë jo që do të ketë ricopëtim të territoreve shqiptare, por ka rrezik të ndodhin tragjedi të reja të shqiptarëve.

*Këtë shkrim për herë të parë e kam publikuar më 28 tetor 2015, ndërkohë që prostitutat politike e medietike ishin bërë pjesë e plojës kundër Kosovës dhe frymëzonin turmat për veprime anarkiste, të dhunshme, gjakderdhje dhe rrënim të shtetit. Mbështesnin angazhime kundëramerikane dhe kundërperëndimore dhe binin ndesh meinteresat strategjike të shtetit dhe të kombit. Dhuna, anarkia, kundëramerikanizmi dhe kundërperëndimorizmi paraqiteshin si vlera patriotike, kurse ata që ishin kundër dhunës, kundër anarkisë, proamerikanë dhe properëndimorë, duhej rrënuar, duhej shkatërruar si jopariotë dhe tradhtarë. Dhe sot disa nga ato prostituta politike e medietike kanë ndërruar faqe, siç do të thoshte Noli dhe si “Feridi dje shante e sot lavdon”, pra dje paraqitnin kundëramerikanizmin si vlerë patriotike, sot paraqesin proamerikanizmin si vlerë kombëtare.