Serbia fton Gramoz Ruçin për bisedime

28.10.2017 10:44:04

Serbia është shprehur e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësor dhe në të gjitha format e tjera me Shqipërinë.

Kjo u tha sot nga kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, pas një takimi me homologun e saj nga Shqipëria Gramoz Ruçi

Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës së Presidenteve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Budapest, dhe Gojkoviq ka thënë se bashkëpunimi ndërparlamentar mund të japë një shtytje të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe forcimin e stabilitetit në rajon.

Gojkoviq, raporton blici serb, i ka bërë ftesë për vizitë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi e pa parë si mundësi për bisedime të mëtejshme në përmirësimin e marrëdhënieve.