Serbia mban peng rreth 2 miliardë euro të pensionistëve nga Kosova

19.02.2017 23:13:30

Fondi Pensional i Kosovës mbetet i rrëmbyer nga Serbia që nga mbarimi i luftës. Kjo çështje, sikurse edhe shumë tjera, ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfshirë në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që po e lehtëson Bashkimi Europian.

Përfaqësuesit e pensionistëve kërkojnë nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendor, që të bëhet presion mbi Serbinë, që të zgjidhet çështja e kompensimit të pensioneve.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë.

“Radio Evropa e Lirë” raporton se aktualisht llogariten se janë rreth 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim.