Serbia ‘merr zemër’ pas MIG-ve dhe tankeve nga Rusia – Mund të mbrohemi vetë!

22.12.2016 15:29:33

Ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se marrëveshja për blerjen e sistemit raketor, të cilën në Rusi e ka nënshkruar kryeministri Aleksandar Vuçiq, është akt historik.

Vulin ka theksuar se Serbia për herë të parë që nga “agresioni i NATO-s”, mund të thotë se është e sigurt dhe se është në gjendje të mbroj qiellin dhe territorin e saj.

“Kjo është gjë e madhe dhe vërtetë që nga agresioni i NATO-s e deri me sot asnjëherë nuk kemi qenë më të sigurt dhe besoj se tash mund ta mbrojmë edhe vetën edhe territorin, dhe këtë e ka kërkuar populli ynë”, ka thënë Vulin.

Gjashtë gjuajtës MIG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 autoblinda janë duke ardhur në Serbi nga rezervat ushtarake ruse. Aeroplanët duhet të riparohen pas dorëzimit në mars, që do të kushtojnë në mes të 180 dhe 230 milionë euro.