Serbishtja e padurueshme e Ramush Haradinajt !

20.12.2017 12:06:44

Nga: Bajram Kabashi

Takimi i kryeministritr të Kosovës Ramush Haradinaj me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq në takimin e së hënës mbrëma në Bruksel , në të cilin morën pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit për të diskutuar për mundësitë në avancimin e rajonit në procesin integrues evropian në vitin 2018, bazuar në informatën e plasuar nga mediat shqiptare pastaj , më la përshtypje të keqe, posacërisht me mënyrën e palejueshme se si e përshëndeti serbisht atë përfaqësuese të shivenizmit serbomadh , e cila mezi ia jep dorën “kriminelit” Haradinaj , por nuk i kthen përshëndetje .
Pse përshëndet në gjuhën serbe, Ramush Haradinaj ?
Ti nuk e perfaqëson ish-Krahinënn Autonome te Kosovës, por shtetin sovran te Kosovës , e njohu a nuk e njohu atë Serbia .
Mos u përul, Ramush Haradinaj ! Nese nuk e njef mirë anglishten , duhet të përshëndesësh përmes përkthyesit në gjuhën shqipe dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’i imponohesh një kryeministreje të Serbisë , e cila vetëm ta jep dorën e nuk ta kthen përshëndetjen ne menyren e saj megalomane ,karakteristike per serbomedhenjt .
Ti Ramush Haradinaj je nje deshmitar i madh i krimeve serbe ndaj nesh dhe jo vetem nga lufta e fundit e viteve 1998 e 1999 , por edhe historikisht, është Serbia që i ka borxhe Kosovës , e jo Kosova Serbisë .