Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra Hamallaj në Durrës

30.11.2019 23:19:15

Shqipëria nuk gjen paqe nga lëkundjet sizmike, pasi mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në fshatin Hamallaj në Durrës.

Lëkundja është regjistruar në orën 21:53 minuta.

Goditje ka qenë e fortë dhe është ndjerë në Durrës dhe Tiranë, raporton oranews. Që prej së martës, kur u regjistrua edhe tërmeti tragjik, janë regjistruar një sërë pas-goditjesh sizmike.

51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar.

Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik.