Shala jep urdhër për mbylljen e festivalit “Beer and Wine”

08.07.2019 22:32:10

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vendosur që ta mbyll aktivitetin e ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pallton e pallatit të rinisë në Prishtinë.

Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deri te ky vendim ka ardhur pas ankesave që ka marrë nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara.

Postimi i plotë  Shalës:

Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë!