SHBA është pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë? I dërguari i Trump flet hapur dhe zbulon qëndrimin e amerikanëve për çështjen e nxehtë

19.02.2020 10:14:58

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, reagoi ashpër pas një lajmi se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për një shkëmbim territoresh, mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell postoi një lajm nga portali i Brukselit, EuObserver, ku thuhet se ideja e shkëmbimit të territoreve mbetet popullore nëpër disa qarqe amerikane. Portali shkruan se Grenell po vazhdon të promovojë idenë e shkëmbimit si një zgjidhje e shpejtë e problemit.

Por Grenell, që shërben si ambasador i SHBA në Berlin, dhe njëherësh i është besuar dhe çështja mes Serbisë dhe Kosovës, nga Trump, tha se ky është një lajm fals. Sipas tij, portali as nuk e ka telefonuar dhe as nuk i ka shkruar që ta pyesë lidhur me qëndrimet e tij.

“Jam këtu për ato që bien dakord palët- jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo për politikën”, shkruan ai.

Së fundi Grenell ka qenë shumë aktiv në arritjen e disa marrëveshjeve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ka këmbëngulur fuqishëm që qeveria e re e Albin Kurtit të heqë taksën për produktet serbe.

SHBA është pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe