SHBP kërkon që sheshit “Adem Demaçi” të mos i ndryshohet emri

08.08.2017 18:15:24

Shoqata e të Burgosurve Politikë me anë të një komunikate ka reaguar ndaj ndryshimit të emrit që iu bë sheshit “Adem Demaçi”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dje mori pjesë në parkun i cili u emërtua si “Parku i të Martuarve”, e që më herët quhej Adem Demaçi, transmeton lajmi.net

Ndaj këtij ndryshimi ka reaguar SHBP të cilët kanë kërkuar nga komuna që të mos e ndryshojë këtë emër.

Ata kanë thënë se nuk janë kundër aktiviteve në këtë shesh, por janë kundër që t’i ndryshohet emri.