Shefet Shehu, emërohet këshilltar politik i kryeministrit Hoti

24.08.2020 16:19:50

Shefqet Shehu ka bërë të ditur se ditë më parë është emëruar këshilltar politik i kryeministrit, Avdullah Hoti.

Shehu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se besimin e dhënë do ta ‘përkthej’ në punë e përkushtim.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Të nderuar/a,

Ditë më parë, nga kryeministri Avdullah Hoti, jam emëruar këshilltar politik në kuadër të kabinetit të tij.

Ndërkaq, para jush dhe kryeministrit Hoti zotohem se: besimin e dhënë do ta përkthej me punë e përkushtim, dinjitet e vendosmëri, besnikëri e ndershmëri dhe atë me të gjitha kapacitetet në çdo kohë e rrethanë.

Me po aq konsideratë dhe mirënjohje, dua ta falënderoj edhe kryetarin e LDK-së, Prof.Isa Mustafën, për mundësinë dhe mbështetjen e dhënë në këtë rrugëtim.

Zoti ju bekoftë!”.