Shefi i Lufthansa-s: Me krijimin e kësaj linje ajrore, Kosova dhe Serbia...

Shefi i Lufthansa-s: Me krijimin e kësaj linje ajrore, Kosova dhe Serbia po ndërmarrin një hap drejt afrimit me iniciativën amerikane

21.01.2020 10:36:15

Linja ajrore më e madhe e Evropës, Lufthansa, të hënën ka nënshkruar një marrëveshje në Berlin për të operuar me fluturime të drejtpërdrejta midis Prishtinë dhe Beogradit.

Kompania me bazë në Gjermani, po kërkon të kthejë këtë linjë ajrore me degën e saj Eurowings.

Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes, por distanca prej 250 kilometra pritet të zgjat rreth 50 minuta.

Shefi i Eurowings, Michael Knitter, pas ceremonisë së nënshkrimit së marrëveshjes, ka thënë se me krijimin e kësaj linje ajrore, Kosova dhe Serbia po ndërmarrin një hap drejt afrimit.

“Qëllimi i transportit ajror është bashkimi i njerëzve me origjinë të ndryshme në mënyrë paqësore. Me krijimin e kësaj linje ajrore, Kosova dhe Serbia po ndërmarrin një hap drejt afrimit me iniciativën e SHBA-së. Ne jemi të kënaqur që jemi bashkërendues të këtij procesi”, ka thënë Knitter.

Lufthansa News

@lufthansaNews

CCO @eurowings Michael Knitter: “Air transport stands for bringing people of different origins together peacefully. By establishing an airlink, Kosovo and Serbia are taking a step towards rapprochement on the initiative of the US. We are pleased to accompany this process.” (2/2)