Shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini, do marrë pjesë në përurimin e Urës së Ibrit

22.02.2017 14:52:27

Shefja e politikës së jashtme të Unionit do të marrë pjesë në përurimin përfundimit të punimeve në Urën e Ibrit

Kryediplomatja europiane, Federica Mogherini, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Mogherini për tre ditë pritet të takojë liderët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë.

Por më me peshë do të jetë pjesëmarrja e saj në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e Ibrit në Mitrovicë.