Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit pa gjeneral Haradinajn

24.03.2017 13:18:26

Në sheshin e qytetit në Deçan u shënua 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës në këtë luftë çlirimtare.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.

Kryetari i OVL së UÇK-së , Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Epopeja e UÇK që u mbajt në sheshin e Deçanit ku morën pjesë shumë qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë vendi.