Shërbimi Korrektues i Kosovës: Deklaratat e avokatit Tomë Gashi, dëmtojnë të vërtetën

14.11.2016 23:54:22

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e avokatit të të ndjerit, Astrit Dehari.

Ata kanë thënë se e vërteta do të dali në raportet zyrtare dhe se çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.

“Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen. Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Drejtësisë.

Shërbimi Korrektuesi i Kosovës ka thënë se do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.