Sherifi.Ata që votojnë kundër demarkacionit, janë në anën e duhur të historisë

26.08.2016 19:03:48

Anëtari i Nimës, Bilall Sherifi ka komentuar presidentin Hashim Thaçi i cili ka deklaruar se “deputetët që votojnë kundër demarkacionit do të kenë përgjegjësi historike”/

Për Sherifin, deputetët që do votojnë kundër demarkacionit do të jenë në anën e duhur të historisë, në krahasim me ata që do votojnë pro.

Këtë, ai e ka shkruar si një kundërpërgjigje ndaj Thaçit, të cilit ia ka publikuar një foto dhe ia ka bashkangjitur shkrimit të tij.