Sherifi: Le t’i bëhet jehonë lajmit të mirë për lirimin e vëllezërve shqiptarë

24.12.2016 22:39:58

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që t’i bëhet jehonë e madhe lajmit për lirimin e dy vëllezërve kosovarë.

Lexoni postimin e plotë:

Nuk thuhet kot se dëmet që shkakton lajmi i keq, nuk arrinë t’i sanojë lajmi i mirë. Prandaj, le t’i bëhet jehonë këtij lajmi të mirë, së paku po aq sa iu bë jehonë dje lajmit të keq.

Le të ndihemi krenar sot, po aq sa u ndiem të turpëruar dje!