Sherifi: Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend

14.08.2018 21:19:03

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, “asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”.
Sipas tij, gjatë “bisedimeve teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqe.

“Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan ‘Bisedimet Teknike’, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Postimi i plotë i Sherifit:

Hashim Thaçit asnjëherë nuk i pret sakica në një vend!.

Gjatë të ashtuquajturave “bisedime teknike” me Serbinë, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, bëri përpjekje titanike që së bashku me kryeministrin e asaj kohe të Serbisë, Ivica Daçiqin të marrin çmimin Nobel për Paqë!”.

Të gjithë e dimë se në të njëjtën mënyrë siç dështuan “bisedimet teknike”, dështoi edhe përpjekja për të marrë çmimin Nobel për Paqë! Përmes ndryshimit të qëndrimeve të veta, nga “Përmbyllja e dhembshme e fazës finale të dialogut me Serbinë” në të ashtuquajturin “Korrigjim të Kufirit pa i lëvizur aspak kufijtë”(!), Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, mund të shpresojë të krijohet enkas për të një çmim i “Njeriut që asnjëherë nuk i pret sakica në një vend”!.