Shërohet nga koronavirusi një person në Prizren

16.04.2020 21:52:23

Është shëruar plotësisht nga koronavirusi një person nga Prizreni.

Visar Shehu, drejtor i Shëndetësisë në Komnën e Prizrenit, ka bërë të ditur se një person i cili ishte pozitiv me koronavirus tashmë është shëruar.

Sipas tij, ai ka dalë negativ me koronavirus pas dy testeve që i janë bërë

Njoftimi i plotë i Shehut, pa ndërhyrje:

Sonte kemi edhe nje lajm te mire!

I rezultuari i 3-te pozitiv me virusin Covid-19 ne komunen e Prizrenit tanime llogaritet i sheruar.

Pas dy testeve te cilat i kane dalur negativ pa patur nevoje per hospitalizim tanime kemi edhe nje te sheruar ne Prizren.