Shfrytëzonte qendrën estetike për prostitucion, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

11.02.2017 14:13:57

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçare pasi shfrytëzonte qendrën e saj estetike për prostitucion.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është vënë në pranga E. I, 38 vjeçe është arrestuar, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen punëtorët e saj, A.B, 21 vjeçe, V. Ç., 41 vjeçe, B.D, 42 vjeçe, si dhe tre klientë, shtetasit turk M.I., 32 vjeç dhe R. G, 30 vjeç, si dhe G. R, 40 vjeç nga Tirana.

Policia kishte nisur hetimet pas informacioneve se në ambientet e kësaj qendre estetike ku një shërbim ishte masazhi dyshohej të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra.

Pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjëseve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qendër masazhi.