SHGM kërkon që menjëherë MPM t’i paguajë rrogat e mbetura të gazetarëve

06.02.2017 17:54:56

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, sot tha se solidarizohet me kërkesat e gazetarëve të tre gazetat të botuesit Media Print Maqedoni (MPM) që menjëherë të paguhen pagat për muajin dhjetor dhe janar dhe honoraret e korrespondentëve.

SHGM mbështet vendimin e këshilit të grevës së gazetarëve të “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest” që të hyjnë në grevë, nëse jo më vonë se 15 shkurt nuk paguhen pagat e mbetura.

“Ne u bëjmë thirrje pronarëve dhe menaxhimit të MPM që seriozisht ta trajtojnë zgjidhjen e problemeve dhe për t’i dhënë fund agonisë në kompani. Është e papranueshme që gazetat dhe gazetarët të të kthehen peng të interesave ditore politike”, thuhet nga SHGM.

Ata thonë se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për situatën në MPM është për të çliruar gazetat nga kontrolli partiak.

Vendimi për grevë në MPM sot mori mbështetje nga Ndërkombëtarët dhe Federata Evropiane e Gazetarëve.