Shilegov: Tearca e ka mundësinë të vulos fitoren e qytetarëve të Maqedonisë

21.12.2016 19:52:21

Zëdhënësi dhe bartësi i listës së deputetëve në njësinë e gjashtë zgjedhore i LSDM-së, Petre Shilegov, sot ka realizuar takim me banorët e Komunës së Tearcës, të cilëve u tha se ata e kanë mundësinë që të vulosin fitoren e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët e arritën më 11 dhjetor.

“Tearca e ka nderin të vulos fitoren e qytetarëve të Maqedonisë demokratike. Qytetarët e Tearcës, si dhe qytetarët e gjithë Maqedonisë, zgjodhën Maqedoni evropiane. Banorët e Tearcës meritojnë të kenë ujësjellës dhe kanalizim, si gjithë vendet në shek. 21, për këtë insistojmë që çdo qytetarë në Maqedoni është i rëndësishëm”, tha Shilegov.

Ai tha se prioritet e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, do të jenë pikërisht nevojat e qytetarëve.