Shit-blerja e bostanit në Maqedoni vijon pa probleme

09.07.2017 12:07:52

Blerja e bostanit për të cilën qeveria ka siguruar dy denarë shtes subvencione, vijon pa probleme dhe në rend të mirë. Në të gjitha qendrat e blerjes jepen shënime sipas kandarit dhe zhvillohet evidencë e plotë.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, stabilizimi i çmimit pritet pas 15 korrikut kur sasitë e bostanit në treg do të zvogëlohen.

“Subvencionimi ka të bëjë me çmimin e blerjes deri në maksimum katër denarë, por kusht është edhe prodhimtaria të mos jetë më e madhe se 50 mijë kg për një hektarë, që është maksimumi i cili mund të arrihet”, tha Nikollovski.

Ai gjithashtu tha se çmimi i bostanit ka rënë në tre denarë për shkak se Ministria e Bujqësisë ka reaguar dhe ka intervenuar shpejtë.